Google ADS

Alves pas fitores së Real Sociedad: Real Madrid është me fat që u rikthyem në formë me vonesë

08:00 | 22 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Barcelona u ngjit përsëri në vendin e dytë në tabelën e LaLigës pasi siguroi një fitore të vështirë 1-0 ndaj Real Sociedad në “Reale Arena”.

Duke hyrë në lojë pas humbjeve të njëpasnjëshme kundër Eintracht Frankfurt dhe Cadiz, gjigantët katalanas u rikthyen tek fitoret falë golit të Pierre-Emerick Aubameyang.

Barça dhuroi një lojë të vështirë me nikoqirët që kërkonin barazimin, ndërsa Xavi Hernandez gjithashtu duhej të përballej me lëndime të disa mbrojtësve gjatë ndeshjes. Por skuadra vazhdoi të vuloste një fitore jetike dhe të vështirë kundër Sociedad.

Në një intervistë pas ndeshjes, mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves u ndal në paraqitjen e skuadrës.

“Në pjesën e parë ne kishim kontrollin, bëmë mirë që i ushtronim presion, por më pas ulëm intensitetin dhe ata filluan të na shtypnin. Duhet të dish të vuash. Në futboll është e vështirë të fitosh, por ne fituam”.

“Ne e kishim trajtuar ndeshjen në këtë mënyrë, duke dalë për shtyp, sepse ata bënë një diamant në mes për të pasur epërsi dhe unë duhej të ndihmoja në balancimin e ekipit. Goli erdhi dhe ndihmoi në qetësimin e lojës”.

Alves ishte ne mesin e lojtarëve që u largua për shkak të një lëndimi në pjesën e dytë. Duke folur për gjendjen e tij fizike, mbrojtësi veteran tha: “Fizikisht jemi shumë mirë, por jemi afër fundit të sezonit dhe kjo na kushton të gjithëve”.

“Ditët e fundit nuk kam qenë në gjendje të stërvitem me ekipin siç do të kisha dashur. Kam pasur një problem kundër Levantes, por duhet të bëjmë përpjekje sepse duhet të arrijmë objektivin tonë”.

Pavarësisht fitores, Barça është ene 15 pikë prapa liderit të ligës, Real madrid dhe me vetëm gjashtë ndeshje të mbetur, gara për titull duket se ka përfunduar.

“Ata [Real Madrid] janë me fat që ne u zgjuam ka vonë. Tani duhet të mendojmë për një objektiv tjetër”, tha Alves.

Barcelona do të përballet me Rayo Vallecanon të dielën në Camp Nou./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme