Google ADS

Alves: Padyshim, Ronaldo ishte kundërshtari im më i fortë

12:22 | 18 Qershor 2020
A. B.

Ylli i Sao Paulos, Dani Alves, e ka pranuar se kundërshtari i tij më i fortë gjatë karrierës së gjatë dhe të bujshme që e ka pasur, ka qenë padyshim ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Alves dhe Ronaldo ishin kundërshtar të drejtpërdrejt gjatë kohës sa luanin në Spanjë për Barcelonën dhe Real Madridin, përkatësisht, transmeton Gazeta Express.

Epoka e Pep Guardiolës në Barcelonë do të mbahet në mend si mbase më e mira në histori të Barcelonës dhe Dani Alves ishte lojtar kyç në atë ekip.

Mbrojtësi brazilian ka treguar se sa të vështira ishin përballjet e tij me atëherë yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.

“Kundërshtari më i fortë me të cilin jam përballur është Cristiano Ronaldo, pa asnjë dyshim”, tha Alves.

“Ai është kundërshtar ndaj të cilit duhet të përqendrohesh 100%, sepse nëse përqendrohesh vetëm 99%, atëherë ai të shkatërron dhe të bën të dukesh budalla”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme