Google ADS

Alves e do Barçën vetëm në finale

09:33 | 15 Mars 2017
Arbresh Info

Dani Alves dëshiron që Juventusi t’i shmanget Barcelonës në shortin për ndeshjet çerekfinale në UEFA Ligë të Kampionëve që hidhet të premten.

Kampioni në Serie siguroi një pozitë me fitoren 1 me 0 ndaj Portos mbrëmjen e së martës, transmeton portali arbresh.info. Alves shpenzoi tetë sezone në Barcelonë, ku fitoi gjashtë herë titullin në La Liga dhe tri herë kupën në Ligë të Kampionëve.

Braziliani ka thënë se nuk dëshiron të luaj kundër ish skuadrës së tij deri në finale.

“Shpresoj të mos na bie shorti kundër Barcelonës”, tha Alves pas ndeshjes. “Do të ishte shumë e çuditshme për mua”

“Nëse vërtetë do përballem me ata, do preferoja që të takohemi në finale të Ligës së Kampionëve”, përfundoi Alves./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme