Google ADS

Alvaro Morata zbulon tre mbrojtësit më të vështirë

20:38 | 23 Prill 2020
Arbresh Info

Sulmuesi Alvaro Morata, gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa klube të mëdha si Real Madrid, Juventus, Chelsea, ndërsa tani për Atletico Madrid.

Spanjolli ka pasur mundësinë të përballet me mbrojtës të ndryshëm në katër ligat më të mëdha evropiane, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Morata ka thënë se tre mbrojtësit më të vështirë janë Giorgio Chiellini, Sergio Ramos dhe Virgil van Dijk.

“Chiellini, nuk e di pse por kur takohesha me të, gjithmonë me shkatërronte”.

“Sergio Ramos gjithashtu është mbrojtës i vështirë, derisa kur je përball Van Dijk duket sikur je duke goditur malin”, theksoi ai.

Morata me Atletico-n arriti që në 1/16 e Ligës së Kampionëve ta eliminoi Liverpool e Van Dijk duke i mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2 – 4./arbresh.info.

Të ngjashme