Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata ka zbuluar se është duke punuar shumë për rikuperim nga lëndimi dhe i ka vendosur një datë rikthimit në fushë.
24-vjeçari luajti vetëm 33 minuta vikendin e kaluar në disfatën 1 me 0 ndaj Manchester Cityt në Stamford Bridge duke u detyruar të largohet nga fusha për shkak të një problemi muskulor, transmeton portali arbresh.info.
Pas asaj u raportua se sulmuesi ka pësuar një tërheqje muskulore të shkallës së dytë dhe sugjerohet që mund të jetë jashtë fushës për të paktën një muaj.
Pasi është diagnotsitifuar nga doktorët spanjoll, ai pritet t’i nënshtrohet testeve tjera te Chelsea brenda javëve të ardhshme, ndonëse do të humbas dy ndeshjet e ardhshme me skuadrën kombëtare.
Ai duhet të jetë i kujdesshëm dhe t’i shmanget rikthimit të problemit, por përballjen në Premierë Ligë kundër Crystal Palaces më 14 tetor e ka vendosur si datë të rikthimit./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BZyY2sIHLGv/
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A