Chelsea ka nisur në formë të shkëlqyer këtë sezon në Ligë të Kampionëve.
Pasi tronditi Qarabagin me rezultat 6 me 0, Chelsea ka vazhduar me një tjetër fitore duke mposhtur Atletico Madridin, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea u bë skuadra e parë që mposhti Atleticon në stadiumin e tyre të ri Wanda Metropolitano dhe nëse kjo nuk iu duket mjaftë impresive, Chelsea regjistroi fitore pas disavantazhit 1 me 0.
Alvaro Morata vazhdoi me formën e tij të shkëlqyer duke shënuar sërish, por ishte Michy Batshayi lojtari që realizoi golin vendimtar në fundin e dramës.
https://www.instagram.com/p/BZjroNNAEtO/
Sidoqoftë, Morata ka marrë gjithashtu një vëmendje të madhe.
Reprezentues 24-vjeçar i Spanjës ka shënuar shtatë gola brenda tetë ndeshjeve për Chelsean. Pas ndeshjes në Ligë të Kampionëve, Morata ishte pyetur nëse goli i tij kundër Atleticos ishte edhe më i veçantë për shkak se dikur e ka pasur edhe kundërshtar gjatë kohës në Real Madrid.
Në përgjigje të cilën tifozët e ‘Los Blancos’ do të pëlqejnë, sulmuesi i Chelseat konfirmoi se të shënosh kundër Atleticos është shumë më e veçantë për shkak të kaluarës së tij.
Vlen të theksohet që kjo ishte hera e parë për Moratan që shënoi kundër Atleticos./arbresh.info/
Shikoni më poshtë intervistën e Moratas pas ndeshjes:
https://www.youtube.com/watch?v=aO63DQ3qhK8
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...