Alvaro Morata ka lënë të kuptohet se mund të rikthehet në Real Madrid.
Morata, i cili iu bashka “Bluve” nga Reali për 70.6 milionë funta verën e kaluar, nuk ka luajtur për skuadrën e Antonio Contes që nga 13 janari për shkak të një lëndimi në shpinë, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij aktuale me klubin në Stamford Bridge, por nuk ka hedhur poshtë mundësinë për rikthim në Santiago Bernabeu.
Gjatë një bisede në shoun televiziv ‘Espacio Reservado’, gazetari Julio Maldonado e pyetur reprezentuesin spanjoll: Nëse ata të thërrasin nga Madridi, a do të riktheheshe menjëherë apo do të mendoje për këtë?
Morata u përgjigj: Më duhet të respektoj Chelsean që ka bërë një përpjekje të madhe për të nënshkruar me mua. Jam shumë i lumtur këtu, por Madridi është gjithmonë Madrid.
25-vjeçari nuk do të jetë gjithashtu pjesë e skuadrës së Chelseas për ndeshjen e së hënës në Premierë Ligë kundër West Bromit./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...