Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka hedhur poshtë raportet që pretendojnë se ai dëshiron të shes sulmuesin Alvaro Morata në merkaton e muajit janar të transferimeve.
Bazuar në raportet më të hershme këtë javë, Chelsea do të përpiqet për të nënshkruar me një sulmues të ri brenda merkatos së ardhshme të transferimeve për shkak se Maurizio Sarri ka humbur durimin në Moratan, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli kishte një fillim të shkëlqyer në Angli pas kalimit prej 65 milionë funta nga Real Madridi te skuadra në Stamford Birdge duke shënuar tetë gola brenda nëntë paraqitjeve të tij të para nën udhëheqjen e trajnerit të mëparshëm Antonio Conte.
Megjithatë, 25-vjeçari ka pasur probleme që nga fillimi i sezonit pavarësisht pjesëmarrjes së rregullt në fushë si nën udhëheqjen e Contes sezonin e kaluar ashtu edhe te pasardhësi i tij, Sarri, këtë sezon.
Morata ka arritur të realizojë vetëm dy gola nën udhëheqjen e trajnerit aktual dhe “Blutë” thuhet se janë të gatshëm për të shpenzuara para të mëdha për të sjellë në skuadër një sulmues të ri për t’ia lehtësuar presionin superyllit Eden Hazard, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes këtë vikend, Sarri tha:
“Nuk mendoj se ata më njohin mua shumë mirë, unë nuk mendoj për merkaton. Unë vazhdoj të fokusohem në skuadër, në tre muajt e fundit Morata ka luajtur më mirë dhe në tri ditët e fundit e kam parë atë në stërvitje duke luajtur shumë, shumë mirë”
Raportet në Itali kanë pretenduar se Mauro Icardi i Interit dhe Patrick Cutrone i AC Milanit janë shënjestra të “Bluve” nëse Morata largohet nga gjiganti në Stamford Bridge./arbresh.info/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...