Alvaro Morata dhe Luka Modric në Milan?

16:22 | 19 Maj 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve, gjiganti italian AC Milan ka si shënjestër për transferim gjatë verës dyshen e Real Madridit, Alvaro Moratan dhe Luka Modricin.

‘Tuttosport’ deklaron që “Rossonerët” kanë vendosur Moratan, i cili ka dështuar për të qenë pjesë e skuadrës startuese në ‘Bernabeu’ pas rikthimit nga Juventusi verën e kaluar, në krye të listës së shënjestrave, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Pasimet e Granit Xhakës, tifozët e kanë vërejtur një gjë në ndeshjen e tij të fundit (VIDEO)

Ndërkohë, sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, skuadra e Vincenzo Montellas është gjithashtu e interesuar në transferimin e mesfushorit kroat, Luka Modric, megjithëse raporti i tyre nuk duket shumë i besueshëm.

Ish mesfushori i “Spursve” ka bërë 212 paraqitje për ‘Los Blancos’ qysh pas transferimit në vitin 2012, derisa raporte të ndryshe sugjerojnë që Bayern Munichu është gjithashtu duke monitoruar situatën e reprezentuesit kroat.

Morata thuhet se është poashtu shënjestër e dy skuadrave në Angli, Manchester United dhe Chelsea./arbresh.info

Të ngjashme