Chelseat i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Alvaro Moratan dhe James Rodriguezin nga Real Madridi për 133 milionë funta.
Dyshja është kërkuar për transferim në Manchester United, por presidenti Florentino Perez ngurron të shes ata te klubi në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea kishte humbur interesimin e tyre në shënjestrën kryesore Alvaro Moratan, i cili ka shënuar 20 gola për Real Madridin sezonin e kaluar, duke besuar që ai do të transferohej te Manchester United.
Mourinho dhe Morata është diskutuar shumë rreth një marrëveshje të arritur, pasi agjenti i sulmuesit kërkonte largimit e tij nga Bernabeu. Trajneri i Manchester United madje thuhet se i ka ofruar një pozitë në formacionin startues në rast se transferohet te gjiganti anglez.
Në vend të kësaj, Perez ka “goditur” Manchester United duke refuzuar dy ofertat e tyre prej 65 milionë dhe 70 milionë funta për sulmuesin duke kërkuar 80 milionë. Presidenti nuk dëshiron të bëjë marrëveshje me klubin për shkak të negociatave të vështira në të kaluarën.
Tani, sipas raporteve nga mediat spanjolle, Perez dëshiron të shes dyshen te “Blutë”.
Një marrëveshje sensacionale prej 133 milionë funta i është ofruar kampionit në Premierë Ligë në vend të asaj mbi 150 milionë që Manchester United i është kërkuar të paguaj./arbresh.info
Guardiola “ankohet” se nuk ka lojtarë, City i ga...
Kurti për Ditën e Veteranëve bëri nderime te Kompleksi Memor...
Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për na...
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle