Derisa ylli i Barcelonës, Luis Suarez është afër kalimit të Juventus-i, atij mund t’i bashkohet edhe sulmuesi Alvaro Morata, i cili ka kërkuar nga Atletico ta lejojë të rikthehet në Torino.
Suarez është në negociata të avancuara që të ndërprejë kontratën me Barcelonën dhe të shitet për vetëm 1.5 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, uruguaiani nuk mund të jetë i vetmi sulmues që transferohet të Juventus-i sepse edhe Morata mund të rikthehet.
Sipas Cuatro, spanjolli nuk është i lumtur në “Wanda Metripolitano” shkaku i minutazhës së ulët, andaj thuhet se ka njoftuar edhe klubin që preferon rikthimin të “Bianconerët”.
Sidoqoftë, Atletico nuk është në nxitim ta shesë, sidomos pasi shpenzuan 60 milionë euro për kartonin e tij./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...