Google ADS

Alvarez i nënshtrohet kimioterapisë, e gjithë skuadra e tij rruan kokën

15:51 | 7 Korrik 2017
Arbresh Info

E gjithë skuadra e Athletic Bilbaos ka rruar kokën e tyre në mbështetje të futbollistit Yeray Alvarez, i cili është duke iu nënshtruar trajtimi për kancer në testikuj.

22-vjeçari i është nënshtruar kimioterapisë pasi zbuloi tumori në njërin testikuj që i ishte larguar në dhjetor të vitit 2016 është rikthyer, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi i krahut të djathtë duhej të merrte pjesë në Kampionatin Evropian 21 me Spanjën kur një kontroll radiologjike zbuloi tumorin.

Tani, bashkëlojtarët e tij te Athletic Bilbao kanë zgjedhur për të shfaqur solidaritetin për mbrojtësin duke qethur flokët e tyre gjatë trajtimit të Alvarezit.

Mesfushori kreativ i shumëvlerësuar i Athleticut, Iker Munian ka postuar një foto në rrjetin social Twitter së bashku me skuadrën e tij me mbishkrimin: “Së bashku jemi më të fortë!”.

Aymeric Laporte, i cili është kërkuar për transferim në Premierë Ligë gjatë viteve të fundit, ka shkruar gjithashtu një mesazh së bashku me një foto në mbështetje të Alvarezit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme