Alternativat e Bayernit për të zëvendësuar Lewandowskin, Kane njëri prej tyre
Pasi shënoi 344 gola në 375 paraqitje, Robert Lewandowski i dha lamtumirën Bayern Munichit, teksa tani kërkon të shkruajë një tjetër kapitull të suksesshëm te Barcelona.
Sulmuesi polak u largua pas tetë vjetëve nga “Allianz Arena”, teksa gjatë kësaj kohe fitoi tetë tituj kampioni në Bundesligë, tre trofe të Kupës së Gjermanisë dhe një trofe në Ligën e Kampionëve
Dhe, kampionët gjermanë tani duhet të fillojnë të planifikojnë të ardhmen pa të, por me një sulmues tjetër.
“Sports Mole” ka identifikuar tre sulmues që Bayerni mund t’i synojë në afatin kalimtar të kësaj vere.
Harry Kane – Anglezi ishte i lidhur me një largim nga Tottenham Hotspur verën e kaluar, por pasi asnjë lëvizje nuk u realizua, ai mbeti në klub dhe shënoi 27 gola në 50 paraqitje në sezonin 2021/22.
Bayerni thuhet se është i interesuar për 28-vjeçarin, teksa shefi ekzekutiv i klubit, Oliver Kahn, së fundi e përshkroi Kanen si “një sulmues i mirë” dhe tha se ai është “një ëndërr e së ardhmes”.
Victor Osimhen – Nigeriani vlerësohet si një nga sulmuesit e rinj më të mirë në Evropë pasi ka shënuar vazhdimit gola për Lille dhe Napolin, në tri sezonet e fundit.
Në moshën 23-vjeçare, Bayern do të merrte një lojtar që mund të luajë në një nivel të lartë, por edhe një sulmues që do të vazhdojë të zhvillohet gjatë sezoneve të ardhshme.
Jonathan David – Sulmuesi kaloi te Lille në vitin 2020. Ai mori vëmendjen e klubit francez pasi shënoi 37 gola për dy sezone te skuadra belge, Gent.
Pavarësisht se ishte vetëm 21 vjeç në sezonin e tij të parë në Francë, David luajti një rol kyç, duke shënuar 13 gola dhe duke ndihmuar skuadrën që të fitonte titullin e kampionit.
Edhe pse skuadra e tij nuk arriti majat në sezonin e fundit, David megjithatë arriti të shënonte 15 gola në ligë.
22-vjeçari gjithashtu shënoi nëntë gola në ciklin kualifikues të Kanadasë për Kupën e Botës, që e ndihmoi vendin e tij të arrijë të sigurojë pjesëmarrjen në “Katar 2022”, për herë të parë që nga viti 1986.
Forma mbresëlënëse e Davidit ka tërhequr interesin nga një numër klubesh evropiane, duke përfshirë Bayernin që mund të rrisë interesin e tyre pas largimit të Lewandowskit.
Edhe pse Lille nuk do të ishte i etur për të shitur një lojtar që është nën kontratë deri në vitin 2025, Bayerni mund ta konsiderojë kanadezin si një opsion realist, i cili mund të vazhdojë të zhvillohet në klub. /Gazeta Express/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...