Alpinistja Uta Ibrahimi, gruaja e parë shqiptare që ngjiti majën e Everestit vitin e kaluar, sot udhëton për Himalaje, në tentim për të ngjitur maja të tjera, në kuadër të projektit të saj madhorë për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë , dy prej të cilave i ka ngjitur.
Maja Lhoste 8,516 metra, maja e 4-të më e larta në botë, do të jetë projekti i radhës i Uta Ibrahimit. Por, pas përgatitjeve intensive për muaj të tërë, Uta beson se në po këtë ekspeditë do të tentojë të ngjisë suksesshëm edhe një maje tjetër në mesin e majave 8000 metërshe, për të cilën do të kemi më shumë informacione ditëve në vazhdim.
“Jam mirë fizikisht dhe psiqikisht. Gjithë këto muaj ushtrime intensive, më japin besim që këtë herë do të provoj edhe një maje tjetër. Më duhet të shfrytëzoj çdo ditë deri në maksimum, që të ngjitem në sa më shumë maje, brenda afatit. Kjo për arsye se shpenzimet për këto ekspedita janë enorme dhe rastet si kjo janë të rralla” , shprehet Ibrahimi.
Kjo ekspeditë e Uta Ibrahimit u bë e mundur kryesisht falë përkrahjes financiare të donatorëve individualë, sponzorëve të ngushtë dhe njerëzve dashamirës e adhurues të alpinizmit. Ndërkohë, institucionet edhe këtë herë kanë heshtur përballë kërkesave e projekteve të alpinistes.
“Jam mësuar me këto probleme. Madje, isha befasuar në rast se institucionet vendore do të shpreheshin të gatshme për përkrahje. Por, njeri gjithmonë shpreson. Në fund të fundit, të gjitha këto institucione i përfaqësoj kur jam në maje”, thotë ajo tutje.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...