E ardhmja e mbrojtësit të Bayern Munichu, Alphonso Davies vazhdon të bëhet më e qartë me kalimin e ditëve, pasi Bavarezët thuhet se i kanë vendosur çmim.
Lojtari kanadez, kontrata e të cilit me Bayern Munich përfundon më 30 qershor 2025, dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin këtë verë, duke e vendosur kështu klubin e tij aktual në një udhëkryq total: ose ta shesë në qershor ose ta lërë të largohet pas përfundimit të kontratës.
Sot (e premte), gazeta gjermane Bild pohon se skuadra bavareze po merr gradualisht largimin e një prej mbrojtësve më të talentuar në skenën botërore dhe se tashmë ka vendosur një shifër për ta lënë atë të largohet.
Çmimi i vendosur nga Bayern Munichu për kanadezin thuhet se është 70 milionë euro.
Takimet e fundit të klubit me agjentin e tij për të diskutuar një rinovim të mundshëm e kanë bërë të qartë se vetëm Real Madridi është në mendjen e Davies.
Në zyrat e Valdebebas, po përgatiten të hyjnë në fazën e transferimeve që ndikon drejtpërdrejt në negociatat mes dy klubeve, pasi Florentino Perez të japë dritën.
Ka shumë gjasa që ai të nisë me një ofertë më të ulët, rreth 35 milionë, duke qenë se Davies ka vetëm një vit të kontratës së tij. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...