Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonoso është përfolur se do të largohet nga skuadra gjermane.
Spanjolli ka mahnitur të gjithë me taktikat e tij te Bayer Leverkuseni, derisa janë në rrugë të mbarë që të shpallen kampion në Bundesliga si të pamposhtur.
Gazetari Florian Plettenberg, së fundi ka raportuar se Alonso ka vendosur se në cilën skuadër do të vazhdojë karrierën e tij si trajner, shkruan Arbresh.info.
Dy skuadrat evropiane, Liverpool dhe Bayern Munich kanë shprehur interesim për spanjollin.
Jurgen Klopp pritet që në fund të sezonit të largohet nga Liverpoolit, gjithashtu edhe Thomas Tuchel pritet ta lë Bayern Munichut.
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: At this stage, Xabi Alonso would prefer to join Bayern Munich over Liverpool.
(Source: @Plettigoal) pic.twitter.com/d9LfeqyNmy
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 21, 2024
Sipas gazetarit Plettenberg, Alonso tanimë ka vendosur që në sezonin e ardhshëm ta udhëheqë Bayern Munichun.
Konfirmimi për zgjedhjen e Bayernit do të përcaktohet vetëm kur të përfundojë sezoni, pasi shpreson ta festojë titullin e kampionit me Bayer Leverkusenin.
Alonso gjatë karrierës së tij si lojtar profesional ka qenë pjesë e Bayern Munichut, ku kishte arritur të shpallet tri here kampion i Gjermanisë, poashtu ka fituar një herë kupën e Gjermanisë si dhe një herë Superkupën gjermane. /Arbresh.info/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...