Google ADS

Alonso: Real Madridi do ta mposht PSG shumë lehtë

16:27 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Xabi Alonso, beson se Real Madridi do të kënaqet me super përballjen ndaj PSG-së qysh në rrethin e parë eliminues të Ligës së Kampionëve.

Kampionët aktual të Evropës do të përballen me ekipin e Neymarit pas përfundimit në vendin e dytë të Grupit H.

Përkundër faktit se është në vendin e katërt në La Liga, tetë pikë prapa Barcelonës, ish-mesfushori i mbretërve insiston se ish-klubi i tij nuk do të bëjë një hap prapa.

“Real Madridi pëlqen sfidat e mëdha dhe tash e ka një të tillë. Do të jetë sfidë e mrekullueshme ndaj Parisit”.

“Është vështirë të them kush është favorit, edhe pse kjo nuk ka ndonjë ndikim me atë që do të ndodhë. Unë e përkrah Realin”, deklaroi Alonso.

Ndeshja e parë zhvillohet në Santiago Bernabeu.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme