Xabi Alonso është njeriu që udhëhoqi Bayer Leverkusen drejt titullit të parë në Bundesliga, duke marrë elozhe të shumta.
Megjithatë, suksesi i spanjollit duket se nuk surprizon Jose Mourinhon.
Në një intervistë të para pesë vitesh, “Special One”, theksoi se Alonso do të bëhej një trajner i madh falë eksperiencës së tij si lojtar në kampionatet elitare të Europës dhe nën drejtimin e trajnerëve më prestigjozë.
“Pozicioni i tij në fushë dhe njohja për futbollin janë fantastike, ka luajtur në Spanjë, Angli dhe Gjermani. Është trajnuar nga Guardiola te Bayern, nga unë te Reali dhe Benitez te Liverpool.
Duke parë karrierën e tij, mendoj se Alonso do të bëjë një karrierë të madhe si trajner”, u shpreh Mourinho në një intervistë të pesë viteve më parë.
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes