Marcos Alonso ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madridit.
Mbretërit kanë humbur nga Atletico Madridi në finale të Superkupës së Evropës me rezultat 4-2 pas vazhdimeve.
Kjo humbje i ka bërë drejtuesit e skuadrës të bëhen të vëmendshëm për organikën e paktë të ekipit dhe të mendojnë për transferimeve.
Sipas mediave të shumta angleze, mbrojtësi i Chelseat, spanjoll Alonso ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit mbretëror.
Alonso shihet si një opsion i mirë për krahun e majtë të mbrojtjes pasi jep siguri në fazën mbrojtësi, por edhe në atë sulmuese.
Pas largimit të Theo Hernandez drejt Real Sociedadit, Marcelo ka mbetur i vetëm në krahun e majtë të mbrojtjes.
Mbrojtësi spanjoll edhe në të kaluarën ka qenë i lidhur me Real Madridit, por një lëvizje asnjëherë nuk është materializuar.
Ndryshe, Alonso ka dalë si futbollist nga akademia e klubit nga Santiago Bernabeu, ndërsa tani çmimi i tij në treg është 40 milionë euro. /Telegrafi/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...