Bayern Munichu njoftoi sot se në fund të këtij sezoni do t’i ndajë rrugët me trajnerin Thomas Tuchel.
Palët kanë rënë dakord që ta ndërpresin bashkëpunimin pasi gjiganti bavarez po e kalon një sezon negativ, ku ka mbetur prapa Bayer Leverkusenit në Bundesligë dhe e humbi lojën e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve nga Lazio.
Menjëherë pasi u bë zyrtar vendimi, kanë nisur të qarkullojnë spekulime se kush do ta pasojë ish-trajnerin e Paris Saint-Germainit dhe të Chelseat në “Allianz Arena”.
Gazetari i “Sky Sport Germany”, Florian Plettenberg zbulon se Xabi Alonso është kandidati absolut favorit për ta marrë në dorë ekipin bavarez nga edicioni i ardhshëm, përcjell “Gazeta Express”.
Trajnerit spanjoll po i ecin punët për mrekulli me Bayer Leverkusenin, me të cilin së bashku me Granit Xhakën mund ta fitojë titullin e kampionit në Gjermani.
Gjithashtu, në radarin e kampionit aktual gjerman është edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili e ka konfirmuar largimin nga “Anfield Road” në fund të këtij sezoni.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...