Pasi zyrtarizoi tërheqjen nga futbolli i luajtur, Xabi Alonso e sheh të ardhmen e tij sërish në këtë sport, por tashmë në rolin e trajnerit, megjithëse e pranon se është e vështirë.
“Do ta kujtoj gjithmonë me nostalgji që kam qenë pjesë e një klubi legjendar si Bayern Munchen. Mua më pëlqen futbolli dhe gjithmonë më kanë pëlqyer ato klube që përfaqësojnë aristokracinë e futbollit europian. Bayerni është një prej tyre. Ancelotti?
Kam mësuar shumë nga ai, dua t’i uroj më të mirat Carlos dhe shpresoj që këtë vit të fitojmë Champions-in, së bashku. Për sa i përket të ardhmes pasi të tërhiqem nga futbolli, nuk mund ta them me siguri që do bëhem trajner, por ku i dihet.
Duhet ta mendoj këtë gjë dhe të përgatitem mirë pasi të jesh trajner i suksesshëm nuk është e thjeshtë”.I trishtuar për lamtumirën e parakohshme të një futbollisti tek i cili ai beson ende shumë dhe është i bindur se i ka mundësitë për ta ndihmuar Bayern-in edhe në të ardhmen. Për Carlo Ancelotti-n, Xabi Alonso është një nga ata lojtarë që nuk mund të harrohet lehtë.“Më duhet të respektoj vendimin e tij. Do të humbasim një futbollist fantastik. Jam shumë i lumtur që e kam stërvitur dhe vazhdoj ta stërvis Xabi Alonson. Është një njeri i mrekullueshëm dhe një futbollist i shkëlqyer. Do të punoj edhe tre muaj me të dhe shpresoj që edhe në nder të Alonsos të fitojmë sa më shumë trofe në këtë sezon”, theksoi Carlo Ancelotti.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...