Ballkani do të luajë ndeshjen e tretë në grupin C, në kuadër të Conference League të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, më fillim nga ora 18:45.
Në një intervistë për Arbresh.info, sulmuesi i Ballkanit Almir Kryeziu foli rreth formës së kundërshtarit, Astana.
Kryeziu shpreson se do të dalin fitues nga ky duel, pasi kundërshtarët nuk po kalojnë në formë të mirë.
“Duke parë formën e mirë të Ballkanit dhe formën jo të mirë të Astanës shpresojmë që edhe këtë ndeshje të dalim me rezultat të mirë siç është fitorja”, tha Almir Kryeziu.
Kujtojmë se Ballkani pas dy ndeshjeve të luajtura ka një fitore dhe një humbje dhe gjendet në pozitën e dytë në tabelë, kurse Astana është në vendin e fundit në grupë pa pikë./Arbresh.info/
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR...
ShBA, “nxehet” fushata/ Trump e Harris shtojnë akuzat e ndër...
Ish-ylli i Liverpoolit do të largohet nga klubi i ri pasi re...
Rivitalizohet parku Drilon – Tushemisht, Rama: Gjerdan për e...
Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik
Njohësit politikë skeptik se takimi i ri në Bruksel do të ja...