Arsenali vjen nga një javë të vështirë në Premier Ligë, ku disfata në shtëpi kundër Aston Vilës i ka kushtuar shtrenjtë, humbjen e kreut.
Ndërsa Bayern Munchen, përtej suksesit 2-0 kundër Këlnit, iu desh të shikonte Leverkusenin kampion, teksa ky i fundit festoi titullin e parë në histori dhe thyerjen e dominimit 11-vjeçar të hegjemonisë bavareze.
Ja disa nga të dhënat më pikante mes Bayernit dhe Arsenalit, ku kryefjala është “kështjella” e vendësve, “Allianz Arena”.
Bavarezët kanë humbur vetëm në një precedentë si pritës kundër “topçinjve”, e pasur me 4 fitore dhe një barazim. Disfata daton prej marsit të vitit 2013, ndeshja e dytë, e vlefshme për fazën me eliminim, rrugëtimi kur Bayerni e mbylli si kampion në “Wembley”, teksa mposhti Dortmundin me shifrat 2-1.
Dy takimet e fundit që u zhvilluan në shtëpinë e rekordmenëve gjermanë kanë përfunduar me shifrat e thella 5-1, tregues ky se transferta në Mynih për londinezët nuk do të jetë aspak e lehtë. Në historinë e Arsenalit, disfata 1-5 nënkupton shifrat më të thella.
Bayern Munchen nuk ka asnjë humbje në 14 duelet e fundit në Champions, 11 fitore dhe 3 barazime. Përtej këtij komponenti, vendësit nuk kanë arritur të shënojnë në portën mike vetëm në një rast nga 28 sfidat pararendëse, barazimi kundër Kopenhagen, faza e grupeve, 2023-2024.
Të besuarit e Mikel Artetës prezantohen për herë të parë në fazan me eliminim pas 14 vitesh, por rekordi i tyre në raundet përcaktues lë shumë për të dëshiruar, 2 suksese dhe 5 humbje.
Thomas Tuchel në rast se kualifikohet me bavarezët drejt gjysmëfinaleve, do të shtonte një arritje në planin personal, konkretisht tri herë në këtë raund me ekipe të ndryshme. Më herët e ka finalizuar me PSG-në dhe Chelsean.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...