Alli rikthehet në Everton, pasi huazimi në Besiktas po dështon

17:28 | 9 Prill 2023
Orgesa Haziri

Dele Alli është rikthyer në Everton të shtunën pasi mori një dëmtim te Besiktas.

Reprezentuesi anglez u transferua në klubin turk verën e kaluar në formë huazimi pasi humbi vendin në skuadër te Everton.

Por, koha e tij në Superligën turke deri më tani ka qenë një katastrofë pasi ka shënuar vetëm dy gola në 13 paraqitje në ligë.

Dhe gjërat kanë shkuar keq e më keq pasi atij iu dha leja për t’u kthyer në Angli pas një dëmtimi.

Trajneri i Evertonit, Sean Dyche, konfirmoi se ai ishte rikthyer, por insistoi se ai ishte ende i huazuar te Besiktas.

I pyetur për situatën pas humbjes 2-0 ndaj Manchester United, ai tha: “Ai sapo po merr një trajtim dhe është i lënduar. Ai është nën kontratë në huazim atje.”

Alli kërkon trajtim të specializuar nga një konsulent në Britaninë e Madhe, ndërsa marrëdhënia e tij me shefin e Besiktas, Senol Gunes është tashmë përkeqësar.

Mesfushori nuk ka luajtur që nga 26 shkurti dhe ka mbetur jashtë fushës pasi nuk ka arritur të bindë trajnerin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme