Alli dhe Kane ende në radarin e Realit

09:09 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Gjiganti spanjoll, Real Madridi janë duke i shikuar ende dyshen e talentuar angleze të Tottenham Hotspur, Dele Alli dhe Harry Kane.

Sipas gazetës Marca, Reali ka dështuar të transferojë Kylian Mbappen gjatë verës së kaluar dhe janë të vetëdijshëm se ata duhet të nënshkruajnë një superyll vitin e ardhshëm.

Gazeta spanjolle thekson se dy prej emrave në listën e tyre të nënshkrimeve të mundshme Galaktikëve janë yjet e Tottenhamit, Kane dhe Alli.

Duke pasur parasysh talentin e tyre të dukshëm dhe moshën e re, Kane është 24 vjeç dhe Alli është 21 vjeç – ata do të përshtateshin krejtësisht me nevojat projektin e Los Blancos.

Dyshja ‘vrasëse’ Kane-Alli janë shokë të mirë në skuadër dhe kombëtare

Drejtuesit e klubit Mbretëror do të shikojnë nga afër dyshen angleze kur ata do të ndeshen ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve më vonë këtë muaj.

Reali do të dalin kundër një sulmuesi që ka shënuar 14 gola në 10 ndeshje këtë sezon dhe një mesfushori me tipare sulmues i cili ka qenë i dobishëm në shanset e krijuara dhe shënimin e golave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme