Massimo Allegri dëshiron që të ndjek hapat e Fabio Capellos në Milan duke thyer rekord në fillim të kampionatit
Djemtë e Allegrit kanë fituar të 10 ndeshjet e tyre hapëse dhe tani janë vetëm tri fitore më pak që do të thyente rekordin e Capellos në Milan që e arriti më 1992, kur kuqezinjtë fituan 13 ndsehjet e tyre të para.
“Si një djalë i ri me kanë pëlqyer trajnerët fitues, si Capello”, ka thënë Allegri për Corriere dello Sport. Ne dëshirojmë të jemi numër 1”.
Bardhezinjtë kanë tri ndeshje jo edhe aq të rënda në Serie A. Ata presin Genoan vikendin e ardhshëm para se të udhëtojnë në Tuscany për t’u përballur me Empolin. Kurse ndeshjet e para të nëntorit në shtëpi kundër Cagliarit.
Këtu do të jetë edhe çelësi për të thyer këtë rekord në tri ndeshje të radhës dhe po ashtu në Ligën e Kampionëve Juventus luan dy herë më Manchester United.
Allegri ishte lojtar i Pescaras kur Milan e arriti këtë rekord 26 vite më parë “Isha në fushë kur skuadra e Capellos kthey rezultatin nga 4-2 në 5-4 dhe kjo ishte fitorja e tyre e pestë më radhë.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit