Massimiliano Allegri e ka përkrahur portierin Gianluigi Buffon për reagimin e tij pasi portieri u ndëshkua me karton të kuq kur protestoi kundër penaltisë në minutën shtesë të ndeshjes ndaj Real Madridit në Ligë të Kampionëve.
Juventusi u eliminua me rezultat të përgjithshëm 4 me 3 në çerekfinale pavarësisht fitores 3 me 1 të mërkurën ndaj Madridit, i cili përfitoi nga penaltia vonë gjatë ndeshjes kthyese në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
“Situata aty ishte shumë konfuze dhe kjo më pas ndodhi”, ka thënë fillimisht Allegri. “Gigi kishte atë reagim, por është e kuptueshme”
“Nuk e di nëse kjo do të jetë ndeshja e fundit e Gigit në Ligë të Kampionëve, por aty kishin mbetur tre sekonda dhe ne ishim afër një rezultati historik”
“Ai ishte një reagim njerëzor dhe unë mendoj që ai duhet ta ketë kuptuar. Në atë moment aty kishte shumë konfuzion dhe gjyqtari nxori kartonin e kuq”
‘Los Blancos’ do të mësojnë rivalin e ardhshëm të gjysmëfinales në Ligë të Kampionëve të premten./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...