Andrea Agnelli propozon kjo shoqatë është një Kupë e tretë europiane.
Shoqata e klubeve europiane e njohur si ECA e themeluar në 2008-ën si strukturë e UEFA-s e që numron 220 klube anëtare, vjen me nje ide inovative të komunikuar nëpërmet presidentit të saj Andrea Agnelli, një risi që mund të konrektizohet në vitin 2021. Ajo çka propozon kjo shoqatë është një Kupë e tretë europiane, krahas kompeticoneve madhorë të Champions Leagues dhe Europa League që në atë sezon mund të mos jenë më skenat e vetme të kontinetit.
Për një propozim të tillë është folur prej disa kohësh por tashmë vjen konfirmimi i parë i artikuluar. Numri 1 i Juventusit zyrtarizoi miratimin e këtij projekti nga ana e ECA dhe tashmë pritet vetëm drita jeshile nga UEFA.
Nje mundësi e mirë kjo edhe per skuadrat shqiptare, që ne kete mënyrë do të kenë më shumë hapësira përfaqësimi në Europë, duke perfituar edhe te ardhura financiare tejet të rëndesishme për të rritur ambiciet dhe projektet respektive, transmeton “SS”.
“Në pritje të aprovimit nga UEFA klubet kanë gjetur marrëveshjen për t’i dhënë jetë Kupës së tretë Europiane duke nisur nga sezoni 2021-2022. Në këtë mënyrë shpjegon Agnelli, hapet loja edhe për ekipe të tjera pasi numri i skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet Europiane do të shkojë në 96 të tilla”.
Njëherazi Agnelli shpjegoi se duke nisur nga viti 2024 do të ketë ndryshime edhe në kalendarin e garave europaine, i cili do të rishikohet për të sjellë lehtësira.
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...