Allegri po e ndryshon formacionin e Juventusit

13:26 | 11 Nëntor 2017
Arbresh.info

Është raportuar se trajneri i Juventusit, Max Allegri po konsideron një rikthim në rreshtimin e mbrojtjes.

“Zonja e Vjetër” nuk do të kthehen te formacioni i tyre i provuar 3-5-2 gjatë sezonit të kaluar apo te  4-2-3-1, si në garat e Ligës së Kampionëve.

Sipas të përditshmes sportive “Tuttosport” pretendon se trajneri i Juventusit dëshiron të përmirësojë mbrojtjen dhe për këtë ka vendosur ndryshim të formacionit.

Fillimisht, raportohet se ish-trajneri i Milanit është i prirur të eksperimentojë me Benedikt Howedes së bashku me Daniele Ruganin dhe Giorgio Chiellini në një sfidë të re të trefishtë.

Sipas të përditshmes italiane, megjithatë, Juventusi nuk do të kthehet krejtësisht në formën 3-5-2 të paraqitur në mënyrë të suksesshme nga Antonio Conte dhe të vazhduar nën Allegrin.

Në vend të kësaj, kampionët e Serie A ka të ngjarë të fusin një 3-4-3, me Paulo Dybala, Gonzalo Higuain dhe Mario Mandzukic që kryesojnë vijën e frontit.

Ndryshe, Juventus zë pozitën e dytë në renditjen tabelore të ligës elitare italiane me 31 pikë, një më pak se lideri Napoli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme