Massimiliano Allegri ka thënë se Juventusi duhet ta fitojë titullin në Serie A, në sezonin e ardhshëm.
Juventusi e mbylli sezonin 2021/22 pa asnjë trofe, për herë të parë në 10 vjetët e fundit.
Pas një sezoni zhgënjyes, Allegri tha se duhet fituar titullin e kampionit në sezonin e ri, i cili fillon muajin e ardhshëm.
“Këtë verë Juventusi ka shtuar lojtarë të rëndësishëm, ne kemi lojtarë me përvojë dhe të rinj. Është viti im i dytë këtu, kështu që po përgatitemi për sezonin me një bazë të mirë. Pas një viti pa trofe – që ndodhi për herë të parë në 10 vjet – ne duhet të marrim Scudetton”, tha trajneri italian.
Allegri tutje foli edhe për përforcimet e kësaj vere, për të cilët u shpreh i lumtur që kanë kaluar te skuadra e tij.
“Di Maria dhe Pogba janë lojtarë të jashtëzakonshëm, por nuk janë të vetmit. Ne kemi një lojtar të ri si Gatti, si dhe disa lojtarë të tjerë të rinj të cilët duhet t’i vlerësoj”, tha 54-vjeçari.
“Jam gjithashtu shumë i lumtur për lëvizjen e Bremerit – ai është një lojtar i fortë fizikisht me karakteristikat që na duhen. Nuk ka shumë mbrojtës në këtë nivel dhe klubi veproi shumë mirë duke zëvendësuar shpejt De Ligt”, deklaroi trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri. /Gazeta Express/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...