Google ADS

Allegri në Madrid, Zidane në Juventus?

23:18 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Luciano Moggi pretendon se Max Allegri është duke planifikuar të marr drejtimin e Real Madridit sezonin e ardhshëm, ndërsa Zinedine Zidane do të zëvendësojë atë në Juventus.

Këto thashetheme janë duke qarkulluar që një kohë të gjatë, por vazhdojnë të rriten me intensitet të lartë, transmeton portali arbresh.info.

Manchester United shkarkoi Jose Mourinhon duke ngjallur raporte se Zidane ishte një kandidat, por sugjerohet që ai tashmë i ka dhënë fjalën e tij Juves, ku ka luajtur nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Moggi ishte drejtor në Juventus kur Zidane ishte duke luajtur tani dhe e ka përkrahur këtë raport derisa ishte duke folur për televizionin italian ‘7 Gold’ këtë mbrëmje.

Allegri është konfirmuar se ka refuzuar një shans për transferim në Madrid verën e kaluar për shkak se ka një biznes të papërfunduar në Torino, veçanërisht në UEFA Ligë të Kampionëve.

Julen Lopetegui ishte punësuar në vend të tij dhe ishte shkarkuar më pas një fillimi t dobët duke u zëvendësuar nga Santiago Solari./arbresh.info/

Të ngjashme