Juventusi ka pësuar humbje në derbin e xhiros së 27-të në Serie A nga Napoli me rezultat 2-1.
Megjithatë trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij, duke thënë se krijuan më shumë raste se Napoli dhe kjo është një rritje.
“Djemtë zhvilluan një ndeshje realisht të bukur, krijuan raste të ndryshme për gol në pjesën e parë. Pas shumë ndeshjeve me Napolin krijuam më shumë se ata. Këta janë shenja rritjeje. Mos të harrojmë që jemi ende të dytët në renditje”.
Tutje trajneri italian ka thënë se duhet tani të përgatiten për ndeshjen e radhës që është me Atalantën një rival që kërkon të shkoj në Ligën e Kampionëve.
“Duhet të jemi të lumtur dhe të zemëruar, sepse mund të kishim sjellë në shtëpi një rezultat të rëndësishëm. Le të vazhdojmë kështu dhe të përgatitemi mirë për Atalantën”.
Tutje Allegri ka thënë se janë ende brenda objektivave pasi ndodhen në pozitën e dytë në kampionat derisa qëllimi është të shkojnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
FT |⌛️| Arriva una sconfitta al Diego Armando Maradona di Napoli.#NapoliJuve [2-1] pic.twitter.com/GruUEIITYh
— JuventusFC (@juventusfc) March 3, 2024
“Sa bukur ishte të shihje lojtarët duke ndihmuar njëri-tjetrin në momente vështirësie, më pëlqeu shumë. Më vjen keq për humbjen, sidomos tani që vështirësohet kalendari për objektivin Ligën e Kampionëve”.
“Por jemi brenda objektivave, madje i kemi tejkaluar. Do të kisha firmosur për të qenë në vendin e dytë në këtë pikë të sezonit. Kemi 10 pikë më shumë se Roma e vendit të pestë”, ka deklaruar trajneri italian i Juventusit. /Telegrafi/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...