Google ADS

Allegri mendoi dorëheqjen nga Juventusi pas finales në Ligë të Kampionëve

09:10 | 11 Gusht 2017
Arbresh Info

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka pranuar se mendoi dorëheqjen pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve.

Allegri dhe skuadra e tij ishin shkatërruar nga Real Madridi në Cardiff në muajin qershor të këtij viti duke humbur me rezultat 4 me 1 finalen e dytë në katër sezonet e fundit, transmeton portali arbresh.info.

“U largova nga Cardiffi me skuadrën dhe u riktheva në Itali. Mbrëmjen tjetër, kur arrita në shtëpi, kisha një pyetje shumë të vështirë për t’ia bërë vetës: A është ky fundi? Kaq larg mund të dërgojë skuadrën time?”, tha Allegri.

“Pyeta vetën nëse duhet të shkruaj kapitullin e fundit të historisë time në Juventus. Pjesë e imja ishte mendimi që të zgjohem të hënën dhe të jap dorëheqje”

Megjithatë, Allegri vendosi në fund të udhëheq Zonjën e Vjetër në Turin edhe në sezonin e ri./arbresh.info

Të ngjashme