Massimiliano Allegri ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku natyrisht që tema e ditës, ishte diskutimi mbi blerjen më të re, Cristiano Ronaldo.
Trajneri i bardhezinjve vlerësoi afrimin e portugezit, si një hap të madh kualitativ, si për klubin e Juventusit, ashtu edhe për futbollin italian në përgjithësi.
“Blerja e Ronaldos mendoj se është shumë e rëndësishme, një hap cilësor për shoqërinë dhe për të gjithë ambientin. Nuk kam folur asnjëherë me Ronaldon, por besoj se do takohemi të hënën, kur të bëhet edhe prezantimi zyrtar”, deklaroi trajneri bardhezi.
Allegri tha se tashmë skuadra është më e vetëdijshme për forcën që disponon dhe do të synojë të triumfojë edhe në Europë, ndërsa paralajmëroi se këtë vit po hapet një tjetër cikël te bardhezinjtë.
“Sa i përket triumfit në Champions, me blerjen e Ronaldos do të jemi më të vetëdijshëm për forcën tonë në fushë, por kjo nuk përkthehet në sukses të padiskutueshëm. Çdo vit te Juventusi, e përjetoj si një cikël të ri, por këtë herë merr edhe më shumë vlerë, pasi po bëjmë një merkato të denjë për klube të mëdha”, u shpreh Allegri
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...