Juventus nesër luan çerekfinalen e Kupës së Italisë ndaj Frosinones.
Para ndeshjes në një konferencë për media, trajneri juventin Maximilliano Allegri preku shumë ndër to edhe merkaton e Juventusit, shkruan Arbresh.info.
“Chiesa nuk është i grumbulluar për këtë ndeshje, shpresoj ta kem për sfidën e kampionatit ndaj Sassuolos. Nuk e di çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kean, unë nuk merrem me merkaton, për atë mendojnë drejtuesit. Për momentin Kean është një lojtar i Juventusit, unë jam i lumtur për atë që ka bërë ai deri në këtë momente”, tha Allegri.
Tutje trajneri i “Zonjës së Vjetër”, theksoi se Kupa e Italisë është objektiv i sezonit për Juven.
“Ndeshja me Frosinonen është nga ato sfidat teke dhe ata luajnë mirë, prodhojnë futboll. Ne duhet të zhvillojmë një ndeshje serioze dhe me mentalitetin e duhur, pasi Kupa e Italisë është një objektiv i sezonit për Juventusin. Te kjo skuadër ka gjithmonë presion sepse i duhet të fitojë”, shtoi Allegri.
Allegri potencoi se skuadrës së tij i duhen në përbërje lojtarë të rinj.
“Kemi nisur një rrugëtim të ri dhe të ndryshëm nga ai i kaluari, ku ekipi fitoj për 10 vite rresht. Tani skuadra ka ndryshuar shumë dhe ka shumë të rinj në përbërje. Të mendojmë fillimisht për Kupën e Italisë dhe të sigurojmë gjysmëfinalen, më pas vëmendja kalon te kampionati”, potencoi ai,
“400 ndeshje në krye të Juventus? Për mua është një arritje që mbart shumë vlera, kam përpara vetëm dy legjenda si Trapattoni dhe Lippi. Për mua është një nder i madh që arrij në këtë kuotë me Juventusin”, u shpreh Allegri.
Kujtojmë se fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale luan me fituesin e ndeshjen Lazio-Roma./Arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...