Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka fajësuar tre lojtarë të tij dhe i ka dal në mbrojtje Cristiano Ronaldo pas disfatës së tyre kundër Atleticos.
Para ndeshjes së Juves kundër Bolognas, Allegri ka folur në një konferencë për shtyp:
“Pjanic është gjysmë i vdekur, dje ishte në duart e Krishtit (qesh), ne shpresojmë që Zoti ta kthej atë pak më mirë. Ne do të luajmë me Perinin, por unë duhet të shoh gjërat”
“Më duhet të kuptoj nëse Chiellini mund të pushoj apo jo, por në atë mbrëmje shpenzimi nuk ishte fizik”
Sa i përket Ronaldos, Allegri tha:
“Duhet ta vlerësoj. Roli i tij në dhomën e zhveshjes është ai i lojtarit më të mirë në botë që transmeton paqe, në Madrid ai bëri njërën nga performancat e tij më të mira për skuadrën”
Allegri ka folur gjithashtu edhe për të ardhmen e tij duke thënë: “Deri tani, unë jam kënaqur në Juventus, kur nuk do të luaj më, atëherë thjeshtë do të ndalem, do të punojë dhe do të përgatitem për më të mirën, më pas kur ju humbi tifozët dhe gazetat janë të lira për t’iu kritikuar, kjo është koha për ta mbyllur”
“Këto pritshmëri janë më të larta se viteve të tjera, prandaj ka më shumë frustrim por nuk ka nevojë. Në futboll ajo që ndodhë mund të dihet vetëm në fund të ndeshjes”, përfundon Allegri./arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...