Pas dy vitesh pushim, Massimiliano Allegri do të rikthehet në stol nga sezoni i ardhshëm.
Trajneri italian ka shumë oferta këtë verë, disa prej të cilave e kanë tunduar për ta rikthyer nga pushimi i gjatë.
Zinedine Zidane ka lënë Real Madridin dhe raportohet se po synon Allegrin, por tashmë stoli i lirë është edhe te Interi, pasi Antonio Conte u largua.
Mediat në Itali raportojnë tani se Interi ia kë vënë seriozisht syrin Allegrit, derisa Conte mund të jetë një opsion për Realin.
E vërteta është se pritet të jetë një verë e gjatë me transferime si të futbollistëve, ashtu edhe kalime të trajnerëve nga një skuadër në tjetrën. /Gazeta Express/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë