Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka mbrojtur skuadrën e tij pas humbjes befasuese nga Sampdoria me rezultat 3-2.
“Nuk komentoj episodet. Ndeshja u luajt mirë nga ne në pjesën e parë. Duhej të mos kishim humbur kthjelltësinë pas golit të pësuar”.
“Golat janë episode, ky është futbolli. Kemi bërë shume gabime në finalizim dhe të vjen keq sepse ishte një nga pjesët e para më të mira të sezonit. Dybalan e lashë në stol pasi vinte nga shumë ndeshje të luajtura dhe ndeshjet e fundit ka qenë nën nivelin e tij. Sot kur hyri luajti mirë. Duhet te mos nervozoheshim pas golit të pësuar. Shënuam 2 gola në 5 minuta. Kjo tregon se ndeshja nuk mbaron kurrë. Duhej ruajtur qetësia.”, ka përfunduar Allegri.
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh
Papa e kritikon Izraelin, e quan “të turpshme” situatën në G...
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor