Massimiliano Allegri e ka përqendruar vëmendjen tek dy lojtarë në veçanti, pasi Juventusi po përgatitet të përforcojë sulmin këtë verë.
Bianconerët do ta largojnë Paulo Dybalan në fund të këtij sezonit, pasi kontrata e tij skadon dhe nuk iu ofrua rinovim.
Klubi po kërkon një sulmues të ri që do të lunte me Dusan Vlahovicin.
Sipas Tuttosport, Allegri është jashtëzakonisht i etur që Juventus të sjellë Giacomo Raspadori e Sassuolos ose Nicolo Zaniolon e Romës në verë, duke besuar se të dy talentet e rinj janë gati për skenën e madhe.
Bianconerët janë gjithashtu të interesuar në nënshkrimin e Alvaro Moratas pasi ai është vetëm në huazim, megjithëse Zonja e Vjetër do të donte ta merrte lojtairn për një çmimin më të ulët se 35 milionë euro që ia ka vendosur Atletico Madridi.
Juventusi dhe Allegri e dinë se në verë duhen disa përforcime nëse duan të kthehen edhe një herë në krye të kampionatit dhe rivalizojnë në Evropë.
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese