Trajneri Massimiliano Allegri ka hedhur poshtë raportet rreth një triplete nga Juventusi duke thënë se “deri në këtë pikë ne nuk kemi fituar asgjë”.
“Bianconerët” kanë tetë pikë më shumë se pozita e dytë në Serie A dhe tashmë janë kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, transmeton portali arbresh.info. Të mërkurën ata do të zhvillojnë ndeshjen e parë të gjysmëfinales ndaj Monacos në Ligë të Kampionëve duke ngjallur sugjerime se ata mund të triumfojnë në tri kompeticionet.
“Shikoni, shumë gjëra janë thënë dhe janë shkruar këtë javë”, u tha fillimisht Allegri gazetarëve në një konferencë për media para ndeshjes ndaj Atalantas.
“Në këtë pikë ne nuk kemi fituar ende asgjë, në fund vetëm faktet numërohen, fjalët nuk kanë rëndësi”
“Kështu që Juventusi nuk ka fituar ende asgjë, ne nuk kemi fituar ‘Scudetton’, ne duhet të luajmë finalen e Kupës së Italisë dhe ende nuk kemi arritur në Ligë të Kampionëve”./arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...