Max Allegri ka thënë se nuk është ‘i shqetësuar’ për një dëmtim të mundshëm të Angel Di Maria, ndërsa u shfaq i lumtur me ata që tregoi skuadra në fitoren ndaj Sassuolos.
Bianconerët e nisën sezonin me një fitore të merituar me rezultat 3-0 ndaj Sassuolo s , ku Di Maria shënoi në debutimin e tij, ndërsa Dusan Vlahovic shtoi dy gola të tjerë.
Di Maria çaloi paksa, ndërsa u zëvendësua herët në pjesën e dytë, ku shkalla e lëndimit do të vlerësohet të martën.
“Di Maria? Nuk jam i shqetësuar. Ne do të shohim se çfarë thonë testet nesër. Fatkeqësisht, këto gjëra ndodhin në futboll. Ai kishte këtë problem një javë më parë gjithashtu, ndoshta duhet ta kisha hequr kur ishim 3-0, por ai po kënaqej”.
“Gjëja e rëndësishme është që ne fituam një ndeshje që donim vërtet ta fitonim, e cila nuk ishte aspak e thjeshtë”, ka thënë Allegri për DAZN.
Juventusi ishte në vështirësi dhe lejoi disa raste të Sassuolos radhazi përpara se pushimi i pjesëve t’i lejonte të rigrupoheshin.
Allegri ka lavdëruar sulmuesin Dusan Vlahovic për golat, ndërsa kishte fjalë të mira edhe për Bremer.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt