Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri pranon se është i “brengosur” që mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, nuk mund të luaj kundër ish skuadrës së tij të shtunën.
Për shkak të kartonit të kuq që Bonucci mori kundër Genoas javën e kaluar, lojtari do të mungoj në ndeshjen ndaj Juventusit, tre muaj pas transferimit tronditës për 40 milionë euro te Milani, transmeton portali arbresh.info.
“Bonucci? Barzagli ose Rugani do të luajnë nesër pran Chiellinit. Më vjen keq që Bonucci nuk mund të luaj”, tha Allegri.
“Ne duhet të largohemi me tri pikë. Nuk do të jetë e lehtë, por ne duhet ta bëjmë këtë. Ne humbëm pikë këtu sezonin e kaluar dhe nuk duhet të ndodhë e njëjta gjë sërish”, shtoi ai.
Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Juventusit zhvillohet në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç