Google ADS

Allegri është i zhgënjyer nga gjashtë lojtarë të Juventusit

17:14 | 1 Nëntor 2021
KRG

Massimiliano Allegri ka pasur një konfrontim të vrazhdë me disa lojtarë të Juventusit pas humbjes prej 2-1 nga Hellas Verona dhe trajneri është pjesërisht i zhgënjyer me gjashtë prej tyre.

Zonja e Vjetër pësoi dy humbje radhazi, nga Sassuolo dhe Verona, ndërsa qëndron në vend të nëntë në renditje me vetëm 15 pikë, 16 më pak se liderët Napoli dhe Milan.

Skuadra është futur në një “izolim stërvitor” deri të shtunën, kur Bianocnerët do të luajnë kundër Fiorentinas.

Sipas Tuttosport, Allegri beson se ekipi ka një problem atletik dhe dëshiron të kalojë më shumë kohë me lojtarët e tij që t’u ndihmojë të rikthejnë formën më të mirë fizikë dhe të forcojnë vetëbesimin.

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, ai është i zhgënjyer me gjashtë lojtarë: Adrien Rabiot, Dejan Kulusevski, Rodrigo Bentancur, Alvaro Morata, Moise Kean dhe Arthur Melo, edhe pse ky i fundit sapo është kthyer nga lëndimi.

Trajneri beson se mesfushorët dhe sulmuesit është dashur të bëjnë më shumë për t’i fituar ndeshjet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme