Max Allegri ka pranuar që Gonzalo HIguain mund të largohet këtë verë nga Juventusi
“Ne do të shohim çfarë do të ndodh”, ka thënë trajneri i Juventusit nga Amerika.
Higuain pritet që të takohet me menaxherin gjeneral të Milanit, Leonardo të enjten për të diskutuar një huazim të mundshëm nga Juve dhe Allegri ka lënë të kuptohet se ai është i lirë që të nënshkruaj me Rossoneri.
“A i kam thënë ‘OK’ shitjes se Higuain? Tregu gjithmonë bëhet nga klubi. Ne dëgjojmë për gjëra të tilla çdo ditë”, tha trajneri në një konferencë për shtyp të martën para ndeshjes miqësore kundër MLS All-Stars.
“Këtu nuk kam asnjë sulmues senior, kështu që do të shohim çfarë do të ndodh kur do të kthehemi në Itali: më të 17’in, afati i transferëve mbyllet, kurse Juve ka qenë më aktive se kurrë. Klubi ka punuar shumë mirë deri me tani dhe ne po presim që kjo javë e punës të përfundojë para se të kthehemi në Itali me datën 8”, ka thënë strategu italian.
“Pas kësaj, ne do të koncentrohemi edhe të tregu, i cili do të jetë i shkëlqyeshëm, në përputhje me ato që do të ndodhin. Ne jemi të lumtur këtu. Për ne, ky vend shënon fillimin e sezonit të ri. Ashtu si SHBA, ne jemi të zhgënjyer që nuk e kemi me vete Ronaldon, apo Dybalan, Bentancur, Higuain, Cuadrado dhe Douglas Costa, por ata kanë luajtur në Botëror dhe ju duhet pak pushim”.
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...