Allegri: E merituam fitoren

23:52 | 10 Mars 2017
Arbresh Info

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri beson që skuadra e tij e meritoi fitoren në derbin italian kundër AC Milanit.

Kampioni në Serie A siguroi tre pikë në sekondat e fundit të ndeshjes së xhiros së 28 në Serie A kundër skuadrës së Vincenzo Montellas, shkruan portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Notat e lojtarëve: Juve 2:1 Milan

“Ishte një ndeshje e shkëlqyer ku dy skuadrat luajtën mirë. Ne i dhuruam atyre shumë shanse, por ne krijuam gjithashtu shumë shanse”, tha fillimisht Allegri pas ndeshjes.

“Dua t’i falënderoj lojtarët e mi shumë për luftën që të arrijnë fitore. Mendoj që ne e meritojmë të fitojmë sonte, por edhe Milani ka luajtur shumë mirë, ata nuk u dorëzuan kurrë”, shtoi Allegri./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme