Massimiliano Allegri ka dalë nga kontrolli mbrëmë pas eliminimit të Juventusit nga Kupa e Italisë.
“Bianconeri” humbën 0:1 nga “Nerazzurri” në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale, ndërsa loja e parë në Torino kishte përfunduar baras, 1:1.
Dhe, pas lojës së mbrëmshme, e cila u zhvillua në “San Siro”, trajneri i Juventusit u fjalos me drejtuesit e Interit, Dario Baccino dhe Beppe Marotta.
Ai e fyeu klubin Zikaltër dhe e provokoi më pas, duke insistuar se do të bëjë çmos që t’i lë ata pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
“Zakonisht jeni m… Do të përfundosh i gjashti në tabelë,” iu bërtiti Allegri, Baccino dhe Marottas.
Më pas, ish-trajneri i Milanit hyri në dhomën e zhveshjes dhe u dha lojtarëve të tij një mesazh të qartë.
“Duhet të përfundojmë përpara tyre në renditje. Nuk do t’i lejojmë të luajnë në Champions League”, ishte mesazhi i trajnerit të Juventusit./GE/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë