Juventus është mysafirë i Malmos sonte nga ora 21:00 në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti italian nuk e ka nisur mirë ediconin e ri në Serie A, dhe shpreson që do të këndellet me një fitore eventuale sonte.
Para ndeshjes ndaj Malmos ka folur në konferencën për shtyp trajneri i ‘Bianconerëve’, Massimiliano Allegri.
“Në futboll nuk mund të parashikosh kurrë se çfarë do të ndodhë, ne duhet të përpiqemi të bëjmë gjërat e duhura. Në ligë gjërat nuk kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithatë ekipi ka dhënë maksimumin”.
“Tani ne duhet të jemi të fokusuar në Ligën e Kampionëve, dueht të fitojmë ndaj Malmos”.
“Lojrat duhet të përballen me qetësi dhe ne duhet të dimë se çfarë të përmirësojmë pavarësisht nga rezultatet, duhet të vazhdojmë të punojmë. Në futboll, ndonjëherë ndodhin gjëra që nuk i pret”.
“Ne të gjithë duhet të qëndrojmë të fokusuar në fushë për të siguruar që ky moment të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur.”
Trajneri pranoi se ekipi i tij “duhet të përmirësojë shumë gjëra” për të filluar përsëri të fitojë.
“Ne të gjithë jemi përgjegjës dhe në këto momente kemi nevojë për një ndjenjë edhe më të madhe të përgjegjësisë”.
“Ne duhet të përmirësohemi në shumë gjëra, madje edhe në menaxhimin e momenteve të ndeshjes dhe t’i kushtojmë vëmendje detajeve të vogla që bëjnë diferencën”.
Allegri zbuloi se Juventusi synon një vend në çerekfinalen e kompeticionit dhe pretendoi se gjithçka mund të ndodhë “prej andej”.
“Juventus duhet t’i vendosë vetes qëllimin për të hyrë në tetë vendet e para çdo vit në Ligën e Kampionëve, Atëherë, prej andej, gjithmonë duhet ta luash. Ne gjithmonë kemi dëshirën për të fituar”, përfundoi Allegri.
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...