Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, thuhet se do të mbajë një takim ‘vendimtar’ me Massimiliano Allegrin në javët e ardhshme.
Allegri dhe Agnelli konfirmuan se do të vazhdojnë të punojnë së bashku pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Ajax të martën.
Por, gjatë të mërkurës u njoftua se klubi kishte mbajtur bisedime paraprake me Antonio Conten rreth një rikthimi të mundshëm.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, takimi mes Allegrit dhe Agnellit do të mbahet sapo Bianconerët të sigurojnë matematikisht Scudetton.
Gazeta shpjegon se të dyja palët do të mësojnë nëse ata ndajnë vizionin e njëjtë në lidhje me tregun e transferimeve.
Trajneri mund të zgjasë edhe kontratën e tij deri në vitin 2021 ose 2022 në qoftë se ai dëshiron që skuadra të shkundet, përndryshe La Gazzetta nuk përjashton që dyshja t’i ndajë rrugët. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...