Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thotë se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për të vazhduar tutje në UEFA Ligë të Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” ka një mal për tu ngjitur në ndeshjen kthyese kundër Atleticos ndaj të cilës pësuan humbje me rezultat 2 me 0 në takimin e parë në Wanda Metropolitano, transmeton portali arbresh.info.
Para ndeshjes së Juves kundër Bolognas, Allegri ka folur për shtyp dhe ka treguar se si skuadra e tij është duke u përgatitur për ndeshjen kundër skuadrës spanjolle.
“Tani ne kemi 20 ditë për tu përgatitur për këtë sfidë, e cila është një sfidë me plotë entuziazëm, adrenalinë të lartë dhe padyshim se do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme”, ka thënë ai.
“Nuk e di nëse do ta kalojmë apo nuk do ta kalojmë, por ne duhet të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë. Për të ardhur këtu në gjendjen më të mirë ne duhet të përballemi me kampionatin mirë. Është tronditëse për të përjetuar këtë situatë, nuk ishte lehtë më herët dhe nuk është lehtë as tani”
“Atletico Madridi është një skuadër e rëndësishme, brenda nëntë viteve kanë fituar tre tituj në Evropa Ligë, një herë La Ligan dhe dy herë kanë arritur në finale të Ligës së Kampionëve, por nëse ne do të luanim sërish të mërkurë padyshim se do të ishim eliminuar, nevojitet kohë për tu përgatitur, është sikur gota e zbrazët dhe çdo ditë ju duhet t’i mbushni ujë”, përfundon Allegri./arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...