Allegri dënohet për mos-respektim ndaj gjyqtarëve

19:03 | 19 Dhjetor 2023
KRG

Massimiliano Allegri protestoi ashpër kundër Davide Massa brenda dhomës së gjyqtarëve të premten dhe për këtë arsye është dënuar me gjobë prej 10 mijë eurosh.

Italiani ishte i pakënaqur me Massa, i cili kishte injoruar apelin për penallti të Juventusit, për një lojë me dorë të Mattia Bani dhe se nuk i ndau një karton të kuq direkt Ruslan Malinovskyit, për një ndërhyrje ndaj Kenan Yildiz, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, pas fishkëllimës së fundit, Allegri shkoi shumë larg dhe “nuk e respektoi” gjyqtarin Massa dhe gjyqtarët e VAR-it brenda dhomave të zhveshjes të tyre.

Incidenti doli në dritë sot kur nga Gjyqtari Sportiv u njoftua për një gjobë prej 10,000 eurosh për trajnerin e Juventusit.

Është raportuar se Allegri ka hyrë në dhomën e gjyqtarëve dhe ka protestuar “fillimisht me qetësi” dhe më pas në mënyrë “mos-respektuese”, duke fajësuar Massa dhe VAR-in.

Për këtë arsye atij iu kërkua të largohej nga dhoma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme